Një pandë krejtësisht e bardhë e cila mendohet se është e vetmja në botë, është kapur nga një kamerë me rreze infra të kuqe.

Panda albine ishte duke iu afruar nënës dhe këlyshit të saj në Rezervatin Kombëtar Natyror Wolong në provincën Sichuan të Kinës.

Pamjet mbresëlënëse treguan nënën panda bardh e zi duke qëndruar e qetë ndërsa albinoja u afrua pranë nënës dhe këlyshit.

Wei Rongping, një inxhinier i lartë në Qendrën e Konservimit dhe Kërkimit në Kinë për Pandat Gjigante i tha botimit: Këlyshi në pamje është rreth një deri në dy vjeç dhe panda e bardhë është pothuajse sa madhësia e një të rrituri.

Pa njolla në trupin e saj dhe sy të kuq të dallueshëm, panda gjigante u emërua zyrtarisht si albine.

Top Channel