Foto ilustruese

Një 35 vjeçar është arrestuar pasi u kap duke transportuar me furgon 23 emigrantë kundrejt pagesës.

Në një operacion të organizuar nga policia, 35- vjeçari L. V., u kap në flagrancë në fshatit Tren të Devollit.

Emigrantët, nga vendet e treta që duan të kalojnë ilegalisht kufirin, duhet t’i paguanin para që varion nga 300 deri në 1000 euro për person. Destinacioni final i tyre janë shtetet e BE-së.

Policia ka sekuestruar furgonin dhe një celular të 35-vjeçarit banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

“Devoll, Korçë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 12”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave të konsiderueshme, për kalim të paligjshëm të kufirit. Transportonte me furgon, 23 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesave 300-1000 euro/person, kapet në flagrancë dhe arrestohet 35-vjeçari.Sekuestrohen furgoni me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një tjetër rast të transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Midnight 12″, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: L. V., 35 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec. 35-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Tren, Devoll, teksa transportonte me një automjet (furgon), kundrejt pagesave 300-1000 euro/person, 23 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, me destinacion final shtetet e BE-së”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel