Janë zbuluar autorët serb të sulmit të kryer ndaj automjetit të ekipit të Top Channel në veri të Kosovës.

Fotografi Jeton Sopa, ka siguruar pamje nga momenti i sulmit, ku dy persona me kapuçë dhe maskë, shkruajnë me bojë simbole serbe në makinën me logo të Top Channel. Njëri nga autorët më pas i heq targën automjetit duke e hedhur në tokë, dhe largohet me shpejtësi.

Ndërkohë që protestuesit sulmonin makinën e Top Channel, dëshmitare ka qenë edhe një gazetare, e cila nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen por ka vijuar qetësisht telefonatën ndërkohë që sulmohej makina e Top Channel.

Ekipi i Top Channel ka bërë denoncim zyrtar në Policinë e Kosovës në lidhje me rastin.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel