22 piktorë nga Shqipëria zgjodhën Lezhën si muzën e tyre të frymëzimit. 

Një ide e piktorit lezhjan Pashko Pervathi, për promovimin e vendeve të bukura të Lezhës sollën ekspozitën me disa nga peizazhet apo veshjet tradicionale të qytetit.

Një ekspozite e tillë vjen si një risi në prag të nisjes së sezonit turistik, që tërhoqi vëmendjen e shumë turistëve.

“Grupi i piktorëve janë peizazhistë, janë grupi më i mirë në qarkullim në Shqipëri. Kanë ardhur me shumë dëshirë sepse e njohin Lezhën që ka mikpritje dhe të jep mundësi të shprehesh në pikturë si në rrallë vende të tjera të Shqipërisë” -tha Pashko Përvathi.

Prej përsosmërisë që të ofron natyra, piktorët kishin mjaft për të shijuar, por për ta laguna “Kune Vain” mbetet gjithmonë frymëzim.

“Është e bekuar kjo zonë me bukuritë e saj në sezone të ndryshme. Lagu na është nder vendet më perla ku mund të gjesh koloritin, atmosferën e bukur dhe një nga ato janë edhe punimet që kemi bërë”- tha Nasuf Myftari.

“Përjetuam emocione fantastime epse Lezha përmbledh shumë elementë të domosdoshëm në punën tonë.Ka detin, lumin, lagunën, pemët shumë të bukura.” tha Dashnor Kullolli.

Krahas të huajve, ekspozitat artistike duket se kohët e fundit kanë ringjallur edhe interesin e artdashësve lezhjanë.

Ata morën pjesë gjithashtu në këtë ekspozitë, që pritet t’i hapë rrugën aktiviteteve të tjera të nisjes së sezonit veror.

Top Channel