Nick Olson e Lilah Horwitz kishin humbur vendet e tyre të punës rreth 10 vjet më parë dhe dëshironin të jetë larg kulturës së garës e konkurencës të qytetit prandaj vendosën të ndërtojnë folenë e tyre në malet e West Virginia në SHBA.
Për këtë ata menduan të ndërtojnë vetë shtëpinë e tyre me dritare të përdorura duke nisur me një buxhet prej vetëm $500!
Më parë Olson kishte qenë marangoz e fotograf ndërsa Horwitz dizenjatore. Por Olson thtoë se preferon termin “artist” për veten e tij në vend që të kufizohej me profesionet e fotografit apo dru-punuesit.
Ai bashkë me të fejuarën Horwitz vendosën për vendndodhjen në malet e West Virginia pasi këtu kishin qenë në takimin e tyre të parë, kur kishin ardhur për të parë perëndimin e diellit dhe më vonë vendosën të ndërtonin këtu shtëpinë e tyre.
Çifti jetojnë tashmë në shtëpinë e tyre me një dietë modeste ushqimi.
Dritaret e ricikluara përbëjnë fasadën kryesore të shtëpisë ndërsa pjesë tjeter është ndërtuar me dru të ricikluar.
Dritaret e ngjitura me njëra-tjetrën lejojnë kalim të gjerë drite dhe japin një sens hapësire e ndriçimi.
Druri i ndërtimit është marrë nga një hambar i zonës që ishte braktisur, teksa citi thonë se kanë bërë shumicën e ndërtimeve me një buxhet prej pak më shumë se $500, edhe pse nuk kanë ende tubacione hidraulike apo rrymë elektrike.
Toka ku ata kanë ndërtuar shtëpinë i përket familjes së Olson ndërsa ndërtimi i kërkoi vetëm disa muaj.
lson e Horwitz nuk jetojnë gjithmonë në kasollen e tyre por ajo u shërben si një vendlargim për të shpëtuar nga zhurma e shtëpisë së tyre në Milwaukee teksa gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë jetesën e thjeshtë minimaliste, në vend të lukseve shpeshherë të panevojshme të qyteteve.
Top Channel