Një 38-vjeçar është arrestuar në Borsh të Himarës, pasi në makinën me të cilën udhëtonte, mbante një armë pa leje.

Pistoleta e llojit “Sig Sauer” u gjet në çantën e shtetasit me iniciale B.L., banues në Tiranë. Arma dhe dhe 2 krehra me 30 fishekë u sekuestruan si provë materiale. 38-vjeçari do të hetohet për veprën penale“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

“Në vijim të kontrolleve intensive në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, nga grupe të përbashkëta të Komisariatit të Policisë Himarë, DVP Vlorë dhe FNSH-së, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të qetë dhe të sigurtë, si dhe për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që mund të shkaktojnë problematika, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Honda”, në të cilin udhëtonte shtetasi B. L.

Gjatë kontrolleve, në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë të llojit “Sig Sauer” dhe 2 krehra me rreth 30 fishekë në to, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi B. L. e mbante armën në automjet, në tejkalim të autorizimit që kishte për mbajtjen e saj vetëm në banesë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Top Channel