Atentat në Athinë, katër persona hapën zjarr drejt një kafeneje, plagoset një fëmijë shqiptar Nëse doni ta vizitoni Thethin, duhet të nxitoni me prenotimet pasi si asnjëherë më parë, turistë nga e gjithë bota, kanë trokitur në dyert e thethjanëve pa ardhur ende mirë sezoni turistik.
Rekordi i vendosur gushtin e kaluar, me kapacitetin maksimal prej më shumë se 2000 vizitorësh në natë, pritet të thyhet këtë vit e madje kjo vizitueshmëri të jetë një normalitet për 3 muajt e verës.
“Për të huajt, Thethi dhe alpet janë një destinacion që nuk duhen humbur”, tha operatori turistik Fatmir Berishta.
“Është një vend shumë i bukur. Nuk ka shumë njerëz dhe duket çdo gjë e virgjër. Pra nuk është komercial dhe prandaj ne e dashurojmë Thethin”, tha një turist.
“Ishte ideja e të dashurit tim sepse atij i pëlqen të vizitojmë të tilla vende, zonat e paeksploruara mirë dhe të veçanta. Në Poloni nuk është diçka e zakonshme të bësh turizëm në Shqipëri por ne erdhëm dhe jemi shumë të kënaqur. Do të rikthehemi sërish”, tha shoqëruesja e tij.
“Çfarë mendoj për Shqipërinë ? Është gjithçka shumë e bukur dhe e veçanta është se kemi shumë për të zbuluar. Thethi është i veçantë. Jemi nisur në këmbë nga qendra e fshatit për të shkuar tek syri i kaltër”, tha një turist spanjoll.
Nëse Thethi është fshati që natyra i ka dhuruar gjithçka dhe është i jashtëzakonshëm, pamje të tilla kjo pike turistike nuk e meriton.
Top Channel