Festivali “Shpirti i Ballkanit”/ Grupe nga i gjithë rajoni mblidhen në Korçë

28/05/2023 12:33

Festivali Shpirti i Ballkanit është organizuar në qytetin e Korçës në edicionin e tij të 5 duke sjellë një atmosferë të mrekullueshme me elemente folklorikë në teatrin Andon Zako Çajupi.

Tradita ballkanase e veshjeve dhe valleve karakteristile  bëri bashkë grupet nga  Shqipëria, Maqedonia e Veriut , Bosnjë Hercegovina dhe Greqia.

Për organizatorin Arjan Alimehmeti performanca e grupeve edhe pse kanë veçantitë e tyre sjellin edhe elementet e traditës dhe folklorit të secilit popull

Arjan Avrazi studiues i folkorit thotë se ka më shumë nevojë që mësimi i folklorit të ofrohet për të rinjtë.

Tzoumerkiotis Grigoris pjese e asamblit folklorik te Greqisë ka ardhur për herë të parë në Korçë duke përcjellë traditat dhe folkorin e vendit të tij.

Festivali folklorik Shpirti i Ballkanit prej 5 vitesh sjell në Korçë amsamble folklorike të vendeve të rajonit duke bërë të mundur përcjelljen e elementeve të folklorit për artdashesit

Top Channel