Rinisin sulmet në Ukrainë, humb jetën një person

28/05/2023 16:50

Një person është vrarë pasi Rusia nisi 19 sulme në rajonin lindor të Donetskut.

Ky informacion bë i ditur nga Policia Kombëtare e Ukrainës, e cila shtoi se 30 shtëpi u dëmtuan në sulmet, së bashku me një fabrikë, disa makina dhe rrjetin elektrik të qytetit.

Autoritetet thanë se njerëzit ishin plagosur, por nuk dhanë detaje se sa. Rusia përdori sisteme raketore taktike operacionale Iskander, mortaja, tanke dhe artileri si pjesë e sulmi.

Top Channel