“Seks i mirë, çokollata dhe vera”, 102-vjeçarja tregon sekretin e jetëgjatësisë

27/05/2023 10:56

“Seks i mirë dhe verë e mirë”, ky është sekreti i 102-vjeçares Joyce Jackman për një jetë të gjatë dhe të lumtur që zgjat për më shumë se një shekull.

Ish-kuzhinierja ka mbushur 102 vjeç në 9 maj në shtëpinë e të moshuarve ku ajo jeton. Ajo ka ndarë me stafin sekretin e jetëgjatësisë së saj, ku përsërit shpesh që seksi i mirë është një nga arsyet kryesore.

Gjithashtu ajo ka treguar se konsumimi i ëmbëlsirave e ka ndihmuar atë të kalojë moshën 100-vjeçare.

Joyce, nga Colchester, Essex, festoi ditëlindjen e saj të 102-të në Care UK’s Silversprings, Thorrington, ku stafi e surprizoi atë me një tortë. Pjesë e ditëlindjes u bënë edhe familjarët e saj, të cilët ia bënë ditën më të bukur. Ajo është shprehur se nuk do dëshironte që kjo ditë të mbaronte kurrë.

Joyce tha: Kam pasur një ditë kaq të bukur. Nuk mund ta besoj që jam 102, çokollatat mund të më kenë ndihmuar të arrij këtë moshë.

Më herët Joyce punonte në një dyqan ëmbëlsirash, përpara se të bëhej kuzhiniere gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Joyce e cila është e ve, u martua me të dashurin e saj të fëmijërisë, Terence Jackman, në vitin 1945, viti kur mbaroi lufta. Ata nuk u bënë kurrë me fëmijë, por ajo pëlqente që të kujdesej për fëmijët e lagjes së saj. Madje ajo kalonte kohën duke gatuar me të ëmën dhe të dilte me miqtë e saj.

Tani, Joyce e mban mendjen e zënë në shtëpinë e të moshuarve me fjalëkryqe dhe duke lexuar gazeta. Ajo gjithashtu sigurohet që të hajë shumë çokollata.

Joanne Rix, menaxhere e shtëpisë në Silversprings, tha: Joyce është një banore shumë e dashur në shtëpi, ajo gjithmonë na bën të qeshim me sensin fantastik të humorit dhe pikëpamjen e saj për jetën. Ishte e mrekullueshme të isha pjesë e ditës së saj të veçantë. Këtu në Silversprings, ne punojmë shumë për të mbështetur banorët që të bëjnë jetë të kënaqshme dhe festimi i rasteve të veçanta dhe ditëlindjeve, luan një rol të madh në këtë. Ne ishim të nderuar të ngremë një doli me verë për jetën e Joyce, jemi të privilegjuar që e kemi atë si pjesë të familjes sonë Silversprings.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel