Më mirë vonë se kurrë! Burri amerikan i kthen librin bibliotekës 96 vjet pas datës së caktuar

27/05/2023 14:25

Një burrë nga Kalifornia ktheu një libër në bibliotekë një shekull pas datës së caktuar.

Jim Perry çoi në fillim të këtij muaji kopjen e dëmtuar dhe të prishur të vitit 1892 të “A Family History of the United States” në Bibliotekën Publike të Shën Helena-s, afërsisht 20 milje në perëndim të Santa Rosa-s.

“Ky është një libër i vjetër që ka qenë në familjen tonë për pesë breza,” tha Perry për Washington Post duke supozuar se biblioteka do të ishte e interesuar të mbante një relike të historisë.

Rezulton se libri i historianit Benson Lossing ka të ngjarë të jetë pjesë e koleksionit origjinal të Bibliotekës së Shën Helenit dhe mund të ketë qenë pjesë e inventarit në një vend tjetër në ndërtesën Carnegie aty pranë, e cila u ndërtua në 1908.

Pasi bëri disa gërmime, Perry mendoi se ndoshta ky libër ishte marrë nga gjyshi i gruas së tij, John McCormick, i cili mund të kishte dashur që t’i mësonte dy vajzat e tij të vogla historinë amerikane.

“Kjo është më e vjetra që kam parë ndonjëherë, padyshim,” tha Chris Kreiden, drejtori i bibliotekës. “Dua të them se ne kemi pasur vonesa në dorëzimin e librave për dy ose tre vjet, ndoshta pesë, por kurrë një vonesë kaq të gjatë.”

Perry tha se libri kishte qenë i vendosur në kuti në shtëpinë e familjes së tij për vitet e fundit. Pasi rizbuloi librin e historisë gjatë një pastrimi në shtëpi, Perry mendoi se ishte koha për t’ia kthyer atë pronarëve të ligjshëm.

“Nuk e dija se sa e veçantë ishte,” tha Perry.

Për fat të Perry-t, Biblioteka Publike e Shën Helenit ndaloi tarifat për librat e vonuara në 2019, që do të thotë se ai nuk do paguante faturën prej 1700 dollarësh që e trashëgoi nga gjyshi i gruas së tij.

Në kopertinën e librit shihej vula origjinale e datës së kthimit më 21 shkurt 1927.

Libri së shpejti do vendoset në një kuti arkivore ose t’i jepet shoqërisë historike lokale për ruajtje të mëtejshme, sipas Kreiden.

“Nuk është kurrë vonë për të kthyer librin tuaj në bibliotekë”, tha Kreiden.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel