Një granatë dore është gjetur ditën e sotme tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Ka qenë policia e Lezhës që është sinjalizuar për granatën dhe ka rrethuar zonën përreth saj duke vendosur një perimetër sigurie. Nga të dhënat paraprake, mendohet që mjeti shpërthyes të jetë disa vjeçar.

Ndërkohë pritet të mbërrijnë edhe forcat xheniere për ta hequr apo asgjësuar në vend.

Top Channel