Foto ilustruese

Një 27-vjeçar i lënë në arrest shtëpie për shitjre kokaine, theu masën për të vazhduar sërish këtë punë të jashtëligjshme.

Shtetasi me iniciale A.M. shiste kokainën në biznesin e tij privat, “tabachino”.

Gjykata i kishte caktuar 27-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi më 19 janar 2022 u kap nga

Policia e Fierit teksa ushtronte në të njëjtin biznes privat veprimtarinë kriminale të shitjes në doza, të lëndës narkotike kokainë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posacme “Shqiponja”, të mbështetura nga inteligjenca informative se një shtetas që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për shitje dozash kokaine, e ushtronte sërish këtë veprimtari kriminale, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Tabachino”, dhe kanë vënë në pranga shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrolleve në biznesin privat (tabachino) të këtij shtetasi, si dhe në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Gjykata i kishte caktuar 27-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi më datë 19.01.2022 u kap nga Policia e Fierit teksa ushtronte në të njëjtin biznes privat (tabachino), veprimtarinë kriminale të shitjes në doza, të lëndës narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Top Channel