Një shpërthim me lënë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Freskut.

Sipas burimeve të gazetares së TCH, Dorjana Bezat shpërthimi ka ndodhur në bodrumin e një pallati ku ishte ngritur një biznes fasonerie në pronësi të një shtetasi italian, e cila ishte bosh.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe nga këqyrja paraprake mësohet se ka vetëm dëmtime materiale brenda godinës së biznesit por dhe të një makine të parkuar aty afër.

“Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B , dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar dera e jashtme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.”- njofton policia.

Top Channel