Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell ka folur sonte në Top Story për Donald Trump dhe ndikimin e tij në Ballkan.

Në intervistën me Grida Dumën, përfaqësuesi i Trump për marrëveshjen historike shprehet se ai u caktua për të formuar ato marrëdhënie mes dy palëve, Kosovës dhe Serbisë dhe kurdo mund të trokiste në derën e Presidentit për të diskutuar nga afër, ndërsa kjo mungon në kohën e tanishme me Biden.

Ai do të bëjë bëjë shumë për Ballkanin dhe ka vendosur që përsoni që do të formojë këto marrëdhënie ekonomike jam unë. Mund të shkoja në zyrën e tij kur të doja kur ishte në pushtet dhe të diskutoja për ballkanin. Kritika për Biden është se nuk kemi askënd të tillë. Personat që vënë në drejtim në Ballkan janë njerëz që nuk e njohin zotin Biden, që nuk mund të hynë kurrë në atë godinë”-tha Grenell.

Grenell shprehet se ish-presidenti i SHBA-ve është keqkuptuar në tërësi por e vërteta është ndryshe.

Unë jam fans i madh i Donald Trump sepse ai ka shumë logjikë. Unë dua një njeri real, që ka cilësinë e mirësjelljes. Media e ka keqkuptuar Trump, ai nuk është fare i pasjellshëm. Është shumë i përulur. Nëse flet negativisht për të dhe e urren por më pas ndryshon mendimin, për të ai do t’ju falë dhe t’ju përfshijë.

Ai nuk ju mban armik përjetë.Ai është lloji i njeriut që lufton gjithashtu. Nese e sulmon, ai rikthehet 10 herë më shumë. Unë e respektoj këtë luftë. Tradita është të mbrosh vlerat e tua fort. Prandaj unë këtë shikoj te Donald Tump”-tha Grenell në top Story.

Top Channel