Foto ilustruese

Aksident i katrëfishtë është shënuar në kryeqytet, ku përballë një lokali janë përplasur katër makina.

Të dëmtuar mbetën tre persona, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:05 në Rrugën e Elbasanit.

“Më datë 25.05.2023, rreth orës 19:05, në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur 4 automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendndgjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel