U godit dy herë nga policia në shtëpinë e pleqve, 95-vjeçarja vdes nga plagët e marra

24/05/2023 14:26

Një gjyshe 95-vjeçare e cila u qëllua me një armë që shkakton goditje elektrike nga policia në një shtëpi kujdesi, ka vdekur në spital nga plagët e saj.

Clare Nowland, një 95-vjeçare, nënë e tetë fëmijëve, u gjet nga stafi duke mbajtur një thikë në Yallambee Lodge, në jug të Uellsit të Ri Jugor, Australi.

Zonja Nowland vuante nga çmenduria dhe peshonte vetëm 43 kg. Në orën 4 të mëngjesit ajo u pa me thikë në dorë dhe një oficere policie Kristian White, 33 vjeç, iu afrua dhe më pas i dha një goditje elektrike me armën e saj

Ajo u rrëzua përtokë, duke goditur kokën dhe duke pësuar gjakderdhje në tru si pasojë e rënies.

White tani është akuzuar për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor dhe sulmit të zakonshëm.

Komisionerja e Policisë së NSW Karen Webb tha në një konferencë për shtyp: Kjo çështje tani është para gjykatës dhe nuk mund të them më shumë. Familja Nowland është informuar për këtë incident dhe i ofron ngushëllimet e saj.

Andrew Thaler, i cili e njeh familjen, tha Guardian Australia javën e kaluar: Policia e goditi këtë grua dy herë, një herë para gjoksit të saj dhe një herë në shpinë, pastaj ajo ra dhe e goditi kokën.

White mund të përballet me deri në 10 vjet burg në lidhje me akuzën GBH. Ajo është pezulluar nga detyra me pagesë.

Webb tha se punësimi i White do të jetë nën shqyrtim të vazhdueshëm, por për momentin ajo është pezulluar nga vendi i punës.

Josh Pallas, president i Këshillit të Uellsit të Ri Jugor për Liritë Civile, kërkoi që policia të ndalojë përdorimin e armëve që shkaktojnë goditje elektrike ndaj njerëzve të cenueshëm, pas incidentit.

“Teprimi i policisë dhe disproporcionaliteti janë tema të zakonshme që shohim të përsëriten gjatë incidenteve të shumta në NSW,” tha Pallas.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA