Reperi Ice Cube quan ‘inteligjencën artificiale’ demoniake: Do të padis këdo që rikrijon zërin tim (fotot)

23/05/2023 21:44

‘Ice Cube’ është një nga artistët e njohur amerikanë që po ngrejnë zërin kundër nxitjes drejt përfshirjes së inteligjencës artificiale dhe zëvendësimit të aftësive natyrale njerëzore me ato të gjeneruara nga teknologjia.

Megjithëse njerëzit shtyhen për ta përdorur atë për krijimin dhe përmirësimin e imazheve, videove, tingujve apo aspekteve të tjera të jetës, një nga pikat e kritikave për inteligjencën artificiale, e njohur ndryshe si “AI” (artificial inteligence) është krijimi muzikës së rreme apo i zërit të artistit.

Në rrjetin TikTok, përdoruesit mund të gjejnë versione AI të këngëve të tyre të preferuara, ose siç ndodh aktualisht me entuziastët që përdorin zërin e reperit Kanye West, për të kënduar këngë që nuk kanë lidhje me të (disa kanë krijuar zërin e West për të prodhuar këngë të Taylor Swift, vetëm për të treguar fuqinë e teknologjisë).

Këto të gjitha mund të duke “gallatë” në fillim por më pas gjërat bëhen serioze.

Ice Cube është artisti më i fundit që ngre zërin kundër kësaj tendence AI në muzikë.

Reperi i njohur ka kërcënuar të padisë këdo që rikrijon zërin e tij në këngë të gjeneruara nga AI.

Duke folur në një transmetim online, ish-anëtari i grupit NWA tha: “Nuk dua të dëgjoj këngë të Drake të krijuara me AI… Nuk dua të dëgjoj këto pisllëqe, dhe në fakt ai duhet të padisë këdo që e bën këtë”.

Kur prezantuesi Kyle Forgeard pyeti Cube se çfarë do të bënte nëse dikush bënte të njëjtën gjë me zërin e tij, ai u përgjigj: “Do ta padis atë legen dhe njerëzit e platformave që e luajnë atë muzikë”.

Më tej shtoi: “Inteligjenca artificiale është një demon dhe do të marrë përgjigjen e duhur nga njerëzit e vërtetë, nga njerëzit ‘organikë’”.

Cube nuk është i vetmi që bën thirrje për ndalimin e teknologjive të tilla.

Agjencia Universal Music Group ka bërë thirrje që platforma si Spotify e Apple Music të ndalojnë muzikën e gjeneruar nga AI sipas ligjeve të së drejtës së autorit.

Ata kanë dërguar gjithashtu kërkesa për heqje të përmbajtjeve të kopjuara në TikTok e YouTube, por teksa teknologjia AI vijon të zgjerohet pa kriter nuk duket se ka një zgjidhje të shpejtë për problemin.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA