S’ka justifikim për atë që bëra”/ CEO i NVIDA-s pranon aferën me një grua kineze, gjiganti amerikan i teknologjisë nis hetim pas dyshimeve se ajo e përgjonte 08/11 22:46
Trajnimi i pilotëve ukrainas për të fluturuar me avionë luftarakë F-16 të prodhuar nga SHBA nuk e bën NATO-n palë në konflikt, ka thënë shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.
Në një komunikatë për mediet, pak pas paralajmërimit të ish-presidentit rus Dmitry Medvedev se sa më shumë armë shkatërruese merr Ukraina nga Perëndimi, aq më i lartë është rreziku i “apokalipsit bërthamor”, Stoltenberg tha se: “Ukraina ka të drejtën e vetëmbrojtjes… Ne e ndihmojmë Ukrainën ta mbajë këtë të drejtë.”
“Kjo nuk i bën NATO-n dhe aleatët e NATO-s palë në konflikt.”- tha ndër të tjera Stoltenberg.
Top Channel