Në bujqësinë shqiptare të gjithë fermerët kanë rëndësi, pavarësisht sasisë së prodhimit.

Ministria e Bujqësisë, Frida Krifca në Panairin Ndërkombëtarë të Expocity vëmendjen e saj e ndali tek fermerët e vegjël, për të cilët tha se çdo fermer që prodhon me cilësi nga ky vit ka mundësi të shesin produktet e tij në 5 tregje të reja që shkojnë më afër konsumatorit.

“Kemi mbështetur 5 tregje të reja në të gjithë Shqipërinë në qytete të ndryshme, kryesisht ka qenë në ato bashki të cilat nuk kanë pasur aktualisht treg bujqësor për fermerët e vegjël. Në Vaun e Dejës sapo kemi ngritur së bashku me bashkinë një pikë grumbullimi, tregu i Farkës në Tiranë është gjithashtu një tjetër shembull i një tregu i cili vjen në dispozicion edhe të grumbulluesve të mëdhenj, por posaçërisht edhe i fermerëve të vegjël.”-shprehet ministrja Krifca.

Por një fermer i vogël nuk duhet të ndalet të shesë vetëm në territorin e Shqipërisë, pasi Evropa i ka hapur dyert për çdo bujk që prodhon shije të veçantë. Prezantimi i këtyre ushqimeve bëhet mesë mire në panairet ndërkombëtare të cilat gjithnjë e më shumë po i japin një hapësire të re Shqipërisë.

“Bujqësia shqiptare është gati për të hapur dyert e saj edhe për botën. Prodhimet shqiptare janë tashmë edhe të një standardi që mund te ekspozohen në panairi me mjaft dinjitet dhe cilësi të lartë. Kemi mbështetur 140 pjesëmarrës në 10 panairi anembanë Europës, dhe vetëm më një qellim të caktuar t’i japim hapësirën prodhuesve tanë që të dëshmojnë prodhimet cilësore.”

Për të rritur cilësinë dhe ulur kostot e prodhimit për këtë fermerë ministria e bujqësisë ka menduar duke i mbështetur me Skemën e Kombëtare, ku deri më tani mbi 11 mijë fermerë janë  kanë marrë karta e naftës falas, shumë shpejt do të fillojë dhe disbursimi për blegtorët dhe bletarët.

Top Channel