Kishte dhimbje të forta barku, mjekët i nxjerrin nga stomaku një shishe shampo plastike

23/05/2023 11:32

Një burrë 55-vjeçar, nga Madhya Pradesh i Indisë qendrore, iu nënshtrua një operacioni urgjent, pasi në stomakun e tij u pa një shishe shampo plastike.

Mjeku Dr Manoj Chowdhary hoqi shishen plastike përmes një operacioni që i shpëtoi jetën. Ngjarja ka ndodhur në qarkun Chhatarpur më 16 maj dhe nuk është e qartë se si shishja përfundoi në stomakun e tij. Burri po mbahet nën vëzhgim pas operacionit.

Në shtator, mjekëve në Spitalin e Kolegjit Mjekësor Burdwan të Nju Delhit iu desh të hiqnin me kirurgji një shishe me deodorant shtatëdhjetë e gjysmë inç nga stomaku i një djali 27-vjeçar.

27-vjeçari kishte shkuar në urgjencën e spitalit me ankesa për dhimbje barku. Mjekët më vonë zbuluan shishen e deodorantit në stomakun e tij. Pas testeve, ata vendosën të hiqnin shishen me operacion.

Dr Arindam Ghosh tha për News18 në atë kohë se shishja e deodorantit kishte hyrë përmes rektumit 20 ditë më parë.

“Kjo ishte një punë e madhe për ne, ne e trajtuam atë me kujdes maksimal“, tha mbikëqyrësi i spitalit Tapas Ghosh.

Top Channel