Dhëndri zbulon tradhtinë e gruas në fjalimin e dasmës duke shokuar të ftuarit (fotot)

23/05/2023 16:26
Foto ilustruese

Një dhëndër duket se shfrytëzoi dasmën e tij vetëm për hakmarrje ndaj gruas duke zbuluar në mënyrë dramatike se ajo kishte fjetur me dëshmitarin zyrtar të martesës së tyre.

Në një transmetim online, organizatorët e dasmave Georgina e Beth, treguan historinë shokuese me dhëndrin që pretendonte se e kishin tradhtuar.

Ai kishte njoftuar për tradhtinë duke i treguar të gjithë t ftuarve fotot e nuses në momente intime me dëshmitarin e dasmës së tyre, para se të largohej bashkë me familjarët e tij, duke prishur dasmën.

Georgina tha se familja e tij e kishin ditur por kishte vazhduar me planet e martesës pasi dëshironte që nusja të paguante për shpenzimet.

Georgina tregonte: “Nuk do t’ju tregoj kush ma tha por do t’ju tregoj vetëm historinë. Ata po bënin martesën, dhëndri e nusja, në një ceremoni të bukur, me ushqime të mira dhe me fjalime të rastit pas ngrënies”.

“Babi i nuses bëri diçka dhe dhëndri ngrihet në këmbë e thotë: ‘Para se ta nisim mirë do të keni disa zarfe që po vijnë te ju, mund t’i hapni ato. Ajo që po shihni është kjo nusja duke fjetur me dëshmitarin e dasmës, kështu që unë po largohem tani”.’

Organizatorja tregonte më tej: “Ai më pas la mikrofonin dhe familjarët e tij e dinin sepse u ngritën të gjithë dhe u larguan. E bene vetëm që nusja të paguante për ceremoninë”.

Prezantuesi e pyeti: “Pra nusja pagoi për gjithçka”.

Georgina u përgjigj: “Familja e nuses pagoi për gjithçka, por me siguri dhe dëshmitari”.

Njerëzit në komente shprehnin zhgënjimin e tyre për situatën.

Një prej tyre shkruante: “Ku ka arritur puna! OMG!!!’

“Por përse duhet të martohej me të?”, pyeste një tjetër.

FOTO GALERI
3/3
Foto ilustruese

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA