“Disa histori i kam jetuar, të tjera…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri, publikon videon ‘enigmatike’: Kam shumë për të thënë 26/09 15:47
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan- Librazhd, ku një furgon me nxënës është përplasur pranë kthesave të Murrashit.
Burime për Top Channel, bëjnë me dije se disa nxënës janë shoqëruar në spitalin e Librazhdit, por fatmirësisht pa dëme të rënda.
Paraprakisht mendohet se furgoni ka dalë nga rruga si pasojë e reshjeve të shumta.
Nxënësit ishin në ekskursion në Ohër ndërsa aksidenti ka ndodhur teksa ata po ktheheshin në Durrës.
Policia dhe autoritetet ndodhen në vendngjarje ku po hetohen rrethanat e aksidentit.
Top Channel