Turistët u dyndën që në pranverë! Në mars turizmi u rrit me 29,8 përqind më shumë

22/05/2023 19:54

Shqipëria vijon të mbetet një nga destinacionet e preferuara nga turistët. Referuar shifrave, në muajin mars vendin tonë e kanë vizituar 29.8% më shumë turistë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Edhe kësaj rradhe, jugu i Shqipërisë rezulton më i preferuari.

Bukuritë natyrore që ofron Shqipëria janë mes arsyeve se përse të huajt zgjedhin ta vizitojnë, por kjo kombinuar edhe me çmimet e lira, e bën një opsion mjaftë tërheqës.

Pas një suksesi me më shumë se 7 milion turistë që vizituan vendin tonë vitin e kaluar, edhe për këtë vit pritet që numri të vijojë në rritje. Turistët kanë nisur të vijnë që në pranverë.

Ata mund ti hasesh çdo ditë edhe në rrugët e kryeqytetit.

Për Shqipërinë dhe bukuritë e saj natyrore nga veriu në jug, kanë shkruar edhe shumë revista prestigjoze botërore, duke u kthyer kështu në reklamues shumë të mirë të vendit tonë.

Top Channel