Ligji për rritjen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve kanë shkaktuar debat në komisionin parlamentar të ekonomisë.

Deputeti opozitës Edmond Spaho votoi kundër ligjit që synon të korrektojë pagat në sistemin e drejtësisë pas një vendimi nga gjykata kushtetuese që përcakton se ato nuk mund të jenë më të ulëta se 152 700 lekë në muaj.

Kritika pati edhe nga deputeti mazhorancës Erjon Brace.

“Përse drejtori në Ministri duhettë marrë pagë më të lartë se gjyqtari, a ka hierarki në sistemine  pagave në Shqipëri?”- tha Spaho.

“Për fat të keq ne ndjekim pas karrigen se po të ndiqnim punën dhe rezultatet mendoj se diskutimi më i rëndësishëm që duhej të bënim do të ishte se cili  është efektiviteti dhe eficenca e këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve”- tha Erjon Brace.

Pagat në sistemin e drejtësisë kanë hapur shpesh debat për kostot e larta. Me ligjin e ri të miratuar, nga buxheti do të harxhohen 8.6 milionë euro shtesë për këtë vit.

Ndërkohë në komisionin e ekonomisë pritet të kalojë edhe ligji për rritjen e pagave në administratë, që ndryshon pagën e presidentit dhe koeficientet përkatëse, por për deputetët dhe ministrat nuk do të kenë ndryshime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA