Drejtonte mjetin i dehur dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet i riu në Korçë

22/05/2023 14:35

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi po drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan 27 vjeçarin me inicialet S.B., banues në fshatin Kuçi i Zi, pasi gjatë lëvizjes në rrugën “28 Nëntori”, Korçë, u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu 27-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel