Pavijoni shqiptar në Ekspozitën Ndërkombëtare të Arkitekturës në La Biennale di Venezia interpreton temën e përgjithshme “Laboratori i së ardhmes” nëpërmjet ekspozitës “Përsiatje të pakohë”.

Kuruar nga Era Merkuri dhe Martin Gjoleka, kjo ekspozitë është realizuar në bashkëpunim me Ani Markun dhe Geraldo Prendushin. Ekspozita vë në pyetje kuptimin e ripërtëritjes të hapësirës publike dhe rolin e arkitektit si agjent ndryshimi.

Një odise virtuale, e cila nis me disa vëzhgime në dy hapësira publike në Tiranë,  Stadiumin Dinamo dhe Liqenin Artificial — dy zona që po përballen me vështirësitë e kohës, një stadium bosh që nuk përdoret mjaftueshëm dhe tjetrën që mbipërdoret.

Këta arkitektë po sjellin diçka nga ideniteti ynë. Kanë sjellë dy vende, por që mund të jenë një stadium dhe një liqen që mund të jetë kudo në botë. Po studiojnë se cila do të jetë e ardhmja e arkitekturës në kohën e inteligjencës artificiale. gjithashtu jemi të lumtur që sjellin këtu në Bienale një skuadër arkitektësh të rinj”- tha Margariti.

Nëpërmjet ekspozitës, pavijoni i fton vizitorët të mendojnë thellë mbi mundësitë dhe realizimet e ndërlidhjeve ndërmjet njerëzve, mjedisit dhe teknologjisë.  Projekti fitues që prezanton vendin tonë në Venecia u përzgjodh nëpërmjet një thirrjeje të hapur për projekt-propozime shpallur nga Ministria e Kulturës në rolin e komisionerit të pavijonit të Shqipërisë, në vijim të dy fazave të procesit selektiv, nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga Berina Kokona, Simon Battisti, Eugen Kallfani, Erfort Kuke dhe Arjan Ymeri. Bienalja e Arkitekturës do të jetë e hapur për publikun deri më 26 nëntor 2023.

Top Channel