Në pamje të regjistruara në Birmingham të Anglisë shihen momentet kur aktivistë muslimanë bastisin një kinema para shfaqjes së një filmi të kontestuar të kinematografisë indiane ‘Bollywood’ mes pretendimeve se ‘shkatërron harmoninë fetare’.
Komuniteti indian si musliman dhe hindu njihet për prezencën e tij të gjerë në Angli ndërsa protestuesit muslimane te drejtuar nga aktivisti njohur Shakeel Afsar, prishën shfaqjen e filmit ‘Kerala Story’ në kinemanë Cineworld në Birmingham, në veri të vendit.
Pamjet e shfaqura në rrjetin britanik 5Pillars tregonin 35 vjeçain Afsar, me një grup demonstruesish që hynin në kinema dhe bënë që shfaqja e filmit të ndërpritej.
Aty shihet sesi Afsar dhe dy të tjerë kërkojnë të flasin me menaxherin e kinemasë për natyrën islamofobe të filmit.
Cineworld tha se kishte trajtuar ‘incidentin e shkurtër’ të së premten dhe se shfaqja e filmit kishte rinisur më vonë.
Në video Afsar dëgjohet që thotë : “Ky film është një gënjeshtër. Ky film është bërë për të na përçarë, ne jetojmë së bashku prej vitesh, kryeministri Narendra Modi ka dhënë miratimin për këtë film.
“Ai është një ekstremist që pranon këtë film përçarjeje por ne nuk do ta lejojmë”.
Më pas siguria u përfshi në largimin e aktivistëve, teksa një prej tyre u thoshte audiencës: “Nëse doni ta shikoni këtë film duhet të qetësoheni më parë.”
Filmi ‘Kerala Story’ ndjek historinë e një grupi grash hindu dhe kristiane, që rekrutohen nga ISIS në shtetin jugor indian të Kerala.
Por aktivistët ankohen se filmi është një pjesë propagande e partisë në pushtet Bharatiya Janata dhe e grupit paramilitar hindu Rashtriya Swayamsevak, shkruan rrjeti Times .
Në Indi filmi është promovuar nga partia në pushtet me komentet se “ekspozon pasojat e terrorizmit në shoqëri.
Dhe në shtetin indian të Kerala, politikanet kanë kërkuar anullimin e tij si islamofob dhe demonizues të muslimanëve.
Top Channel