Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Fier-Patos”, teksa një autobus është përplasur me një automjet tip “Skoda” që drejtohej nga 21 vjeçar.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë pasagjerja në automjet, një e re me inicialet I. L..

20-vjeçarja, banuese në Librazhd, pas kontrollit mjekësor u largua për në banesë. Sakaq, policia ka shoqëruar drejtuesit e automjeteve, A. T., 58 vjeç dhe K. L., 21 vjeç, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel