Presion Rusisë dhe Kinës, Zelensky në Japoni për samitin e G7-tës!

20/05/2023 17:33

Volodymyr Zelensky mbërriti euforik në Hiroshima të Japonisë për samitin e G7-tës.

“Paqja për vendin “sot afrohet më shumë”, shkroi presidenti ukrainas në Tëitter, ku paralajmëroi gjithashtu takime të rëndësishme me partnerë dhe miq të vendit të tij.

Zelensky do të ketë bisedime kokë më koke me kryeministrin japonez, Fumio Kishida, si edhe një takim me presidentin amerikan, Joe Biden. Sipas këshilltarit të sigurisë kombëtare të SHBA, Jake Sullivan, presidenti amerikan është treguar mjaft entuziast për këtë takim. Bisedimet zhvillohen edhe për koalicionin ndërkombëtar të avionëve luftarakë për Ukrainën.

Zelensky udhëton për herë të parë në Japoni që nga fillimi i luftës. Tokio e mbështeti që në fillim luftën e Ukrainës për vetëmbrojtje, por kushtetuta e vet pacifiste nuk e lejon të dërgojë armë në këtë vend. Megjithëse në samitin e G7-në Hiroshima po demonstrohet unitet, avionët luftarakë për Ukrainën dhe marrëdhënia me Kinën mbeten tema të debatueshme.

Edhe nga samiti i dytë të G7-s pas fillimit të luftës në Ukrainë del një sinjal i qartë solidariteti me Ukrainën. Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi të premten, se “ne kemi siguruar edhe një herë, që do t’i japim Ukrainës mbështetje për sa kohë të jetë e nevojshme me mjete humanitare, me mjete financiare por edhe me furnizime me armë.”

Ashtu si pritej, krerët e vendeve më të industrializuara bënë të ditur sanksione të reja kundër Rusisë. Qëllimi është bllokimi i Rusisë në qasjen e teknologjive nga shtetet e G7-s që lidhen me industrinë e armatimit dhe shërbimet e ndryshme që mund të mbështesin makinerinë e luftës.

Top Channel