Në Gjirokastër është duke u mbajtur konkursi ndërkombëtar Tempo një ngjarje e madhe e muzikës klasike me pjesëmarrjen e 210 artistëve të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora.

Nxënësit e shkolla e të artit po konkurojnë në disiplina të ndryshme ndërsa marrin pjesë instrumentistë pianoje, violine, kitare, flauti, violinçeli.

Konkursi Tempo në edicionin e tij të dytë do të ndajë disa çmime të rëndësishme ndërsa muzikantët mendojnë se e gjithë shoqëria ka nevojë për edukim në këtë fushë duke e bërë pjesë të sistemit të edukimit.

“Është një mundësi e mirë që kaq shumë të rinj të shpalosin talentin e tyre në një vend kaq unik si kalaja e Gjirokastrës. Do të jetë një garë emocionuese dhe një mundësi për ta dhe mësuesit e tyre për të bërë krahasime çka i shërben punës me muzikën në vijimësi”- tha Igor Coretti Kuret anëtar i jurisë.

Muzika klasike është një aspekt i munguar i jetës publike megjithëse Gjirokastra ka një traditë të hershme të shkollave të artit. Ky është eventi më i madh i këtij lloji ndër vite  që do të zgjasë për katër netë për të ofruar edhe një ngjyrim të ri të jetës së mbrëmjes në fundjavë.

Top Channel