“Futbolli na bashkon”/ Mblidhen ish-futbollistët e Shqipërisë, Kosovës dhe Diasporës në Belgjikë

20/05/2023 22:40

Është zhvilluar sot në Shtëpinë e Futbollit turneu miqësor “Futbolli na bashkon”, ku morën pjesë Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë, Kosovës dhe një përfaqësuese e Diasporës në Belgjikës.

Turneu i konceptuar si një triangolare ka qenë një festë e vërtetë futbolli me shumë breza ish-futbollistësh të njohur, të cilët kanë shkruar historinë ndër vite e të cilët janë rikthyer në fushë për t’u bërë bashkë në këtë aktivitet të veçantë.

Federata Shqiptare e Futbollit së bashku me Ligën e Veteranëve të Futbollit të Kosovës kanë organizuar këtë turne teksa të treja ekipet luajtën secila nga dy ndeshje me nga 40 minuta. Të pranishëm ishin presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, si edhe përfaqësues të FSHF-së, FFK-së dhe diasporës shqiptare në Belgjikë.

Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë, që drejtohet nga Sulejman Mema, në këtë aktivitet përbëhej nga këta ish-futbollistë: Isli Hidi, Andi Lila, Erion Xhafa, Nevil Dede, Arjan Pisha, Luan Pinari, Gilman Lika, Fjodor Xhafa, Altin Lala, Jahmir Hyka, Bledar Mancaku, Elvis Sina, Dorian Bylykbashi, Endri Vrapi, Migen Memelli, Gentian Muça, Renato Arapi, Igli Allmuça, Sabien Lilaj, Bledar Shkëmbi, Vioresin Sinani.

Skuadra kuqezi prej kohësh është organizuar, duke u përgatitur dhe duke zhvilluar seanca stërvitore rregullisht për të marrë pjesë në turne dhe ndeshje miqësore.

Turneu “Futbolli na bashkon” startoi në ora 17:00 me ndeshjen hapëse, mes Shqipërisë dhe Diasporës së Belgjikës, që përfundoi me fitoren 2-1. Golat për kuqezinjtë u realizuan nga Fjodor Xhafa dhe Gentjan Muça, ndërkohë që u aktivizuan të gjithë futbollistët që ishin të ftuar.

Ndeshja e dytë, ajo Kosovë – Diaspora e Belgjikës përfundoi me fitoren 1-0 të Kosovës, ndërsa dueli i fundit Shqipëri-Kosovë u mbyll me rezultatin 5-1 në favor të kuqezinjve me golat e shënuar nga Jahmir Hyka (2), Renato Arapi, Migen Memelli dhe Gilman Lika.

Ndeshja e dytë, ajo Kosovë – Diaspora e Belgjikës përfundoi me fitoren 1-0 të Kosovës, ndërsa dueli i fundit Shqipëri-Kosovë u mbyll me rezultatin 5-1 në favor të kuqezinjve me golat e shënuar nga Jahmir Hyka (2), Renato Arapi, Migen Memelli dhe Gilman Lika.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA