Farmacisti paralajmëron kundër ilaçit të njohur të gjumit që shkakton makthe dhe shtim në peshë (fotot)

20/05/2023 16:28

Gjumi i natës mund të jetë një arritje për disa persona, veçanërisht kur mendja juaj vërshon me shpejtësi në drejtime të ndryshme sapo vini kokën në jastëk, dhe nuk dini si ta ndaloni.

Por për fat ka shumë gjëra që mund të bëni për të përmirësuar rutinën e gjumit tuaj si për shembull reduktimi kafeinës në orët para gjumit ose ushtrime frymëmarrjeje që shpesh rezultojnë të efektshme.

Ka gjithashtu disa mjekime në treg që supozohet t’ju ndihmojnë të flini, por një farmacist britanik thotë se mjekimet duhet të përdoren vetëm si një mundësi e fundit, pasi disa prej tyre mund të shkaktojnë më shumë probleme sesa ato që duhet të riparojnë.

Ian Budd, ekspert klinik e farmacist në rrjetin Chemist4U, shpjegon se një nga ilaçet e njohura të gjumit përmban një version sintetik të hormonit njerëzor të gjumit melatonin, që trupi ynë e prodhon në mënyrë natyrale për të kontrolluar mënyrën e kohën e gjumit.

Por ky version sintetik i hormonit, i cili duhet të përdoret për kohë të shkurtër nëse keni probleme me gjumin, mund të jetë i rrezikshëm prej efekteve të papreferura anësore si makthe gjatë natës, djerësitje të forta dhe shtim në peshë.

Prandaj Ian, rekomandon konsultë me doktorin nëse vendosni të merrni suplement melatonine për të ndihmuar me gjumin.

Ai thotë: “Melatonina gjendet në disa mjekime për gjumin, si për shembull Circadin. Nëse keni probleme me ciklin e gjumit duhet të dini se melatonina është një kimikat natyral që rregullon gjumin në trupin tonë”.

“Por duhet të njihni efektet e saj para se ta merrni atë, siç mund të jenë makthet anormale, djersitje gjatë natës apo rritje në peshë”.

“Ilaçet e gjumit duhet të përdoren vetëm si mjet i fundit, pasi te keni tentuar të bëni ndryshime të stilit të jetesës si rutina e kohës së gjumit, reduktimi kafeinës dhe menaxhimi stresit. Para se të merrni melatoninë duhet të konsultoheni me doktorin për të shmangur efekte të padëshiruara anësore”, thotë doktori.

FOTO GALERI
2/3
Prandaj Ian, rekomandon konsultë me doktorin nëse vendosni të merrni suplement melatonine për të ndihmuar me gjumin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA