“Përmes pasqyrës” është titulli i edicionit të 35-të të Sallonit Ndërkombëtar të Librit në Torino, që do të mbahet nga 17-22 maj.

Një homazh universit të mrekullueshëm të “Lizës në botën e çudirave” të Lewis Carroll.

I tillë do të jetë edhe Salloni Shqiptar, i frymëzuar nga një prej veprave të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, “Kronikë në gur”, projektuar nga arkitekte Matilda Pando dhe artisti Ergys Krisiko.

Një sallon i konceptuar si një vepër arti, që i fton vizitorët të hyjnë në të dhe të zbulojnë Shqipërinë letrare, që vjen që në kohërat e Buzukut e Bogdanit, te autorët e Rilindjes Kombëtare, ata të shek. XX e deri në brezat më të rinj të shkrimtarëve.

Përgjatë 5 ditëve të Sallonit të Torinos do të ketë rreth 40 aktivitete, promovime librash të përkthyer në gjuhën italiane, panele diskutimesh ne prani të autorëve e studiuesish shqiptarë e italianë. Mes tyre Lea Ypi, Ornela Vorpsi, Bashkim Shehu, Ermal Meta, Matteo Mandala, Lucia Nadin, Virgjil Muçi, Tom Kuka, Ardian Ndreca, Ardian Kuçuku, Darien Levani, Rita Petro, Fatos Kongoli, Ylljet Aliçka, Durim Taçi, Anilda Ibrahimi, Sonila Strakosha etj.

 

Top Channel