Ish-këngëtari britanik i ‘S Club 7’ vdes papritur para ribashkimit të grupit (fotot)

18/05/2023 18:32

Paul Cattermole, një nga anëtarët e grupit të dashur muzikor britanik të viteve 2000, ‘S CLUB 7’ ka vdekur papritur ‘nga shkaqe natyrore’ në moshën 46 vjeçare, njoftonin sot mediat vendase, më pak se një muaj pas njoftimit të ribashkimit të grupit.

Këngëtari ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij modeste në qytetin bregdetar të Dorset duke lënë të shtangur familjarët, kolegët e grupit dhe fansat e muzikës.

Mjekësia ligjore në Dorset tha se kanë mbaruar hetimet për tragjedinë duke shpjeguar vetëm se “ka vdekur nga shkaqe natyrale”.

Një zëdhënës tha për të përditshmen ‘The Sun’: “Mund të konfirmoj se zoti Cattermole ka vdekur nga shkaqe natyrore dhe hetimet tona janë mbyllur.”

Kjo do të thotë se nuk do të ketë hetime të tjera mbi vdekjen, edhe pse policia e Dorset, e cila gjeti trupin, tha se hetimet e tyre mbeten “në vijim”.

Grupi S Club 7, u formua në 1998, dhe ditën e Shën Valentinit njoftuan se do të ribashkohen për një turne me muzikën e vjetër për nder të 25 vjetorit.

Kolegu i grupit Jon Lee, 41 vjeç, tha në një video: “Ne jemi të gjithë të shokuar dhe na duhet të gjejmë fjalët e duhura për të përshkruar vëllanë tonë Paul.”

Rachel Stevens, 45 vjeçe, shtoi: “Ai do të jetë gjithmonë me ne, ne do ta mbajmë gjallë kujtimin e tij dhe do ta ndajmë me ju”.

Biletat për ribashkimin e grupit ishin shitur të gjitha gjashtë muaj para nisjes, para se ditën e vdekjes se Paul, kolegia Hannah të njoftonte në një mesazh se kishte “lajme të trishta e tragjike”.

FOTO GALERI
3/5
Grupi pas ribashkimit te fundit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA