Imazhi i artistit që transmeton paqe, me artin, zërin melodioz dhe kitarën e tij.
Shpat Deda na sjell koncertin e tij autorial më 19 dhe 20 maj në skenën e katedrales ortodokse. Me historitë e tij të dashurisë së jetuar dhe të humbur, me lotët, ëndrrat dhe ninullat. Një repertor i pasur dhe performancë që do të mbahen mend gjatë në bashkëpunim me mjeshtrin dhe multi-instrumentistin e shquar, Visar Kuçi, dhe me producentin e njohur Tomor Kuçi, Shpat Deda i premton publikut shumë.
Me një skenografi të veçantë skena e Katedrales Ortodokse do të shndërrohet në tempullin e Shpat Dedës dhe të ftuarve të tij special. Në këtë ‘udhëtim në fjalë e tinguj’ siç e ka emërtuar koncertin vetë ai.
Shumë poezi do të ketë gjithashtu ky koncert, mes violinave, kitarave dhe zërit magjik të Shpat Dedës. Rikthimi i të cilit në Tiranë është gjithmonë i veçantë.
Top Channel