U rrëmbye nga nëna e saj, vajza gjendet e gjallë nga një pronar dyqani gjashtë vite më vonë

17/05/2023 12:20

Një vajzë e rrëmbyer nga nëna e saj kur ishte nëntë vjeç, është gjetur nga një pronar dyqani, i cili e njohu atë pasi kishte parë në Netflix një episod të “Mistereve të Pazgjidhura”, program ky që ndihmon njerëzit të gjejnë të afërmit e tyre të zhdukur.

Kayla Unbehaun e cila ishte nën kujdestarinë e të atit, u rrëmbye nga nëna e saj Heather Unbehaun, 40 vjeç. Ajo u pa për herë të fundit më 4 korrik 2017, në South Elgin, Illinois.

Tani në moshën 15-vjeçare, Kayla është gjetur e sigurt në Karolinën e Veriut, tha të hënën Qendra Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar (NCMEC).

“Jam shumë i lumtur që Kayla është e sigurt në shtëpi”, u shpreh babai i Kayla, Ryan Iskerka, duke falënderuar gjithashtu agjencitë e zbatimit të ligjit që ndihmuan në këtë rast.

Iskerka, i cili kishte kujdestarinë e plotë të Kayla-s, shkoi ta merrte nga shtëpia e nënës së saj në Ëheaton një ditë pas Ditës së Pavarësisë, por ajo ishte zhdukur.

Kayla dhe Heather nuk u panë derisa një punonjës i një dyqani në Asheville i njohu rreth orës 19:30 më 13 maj.

Heather është arrestuar dhe është vendosur një garanci prej prej 225,000 dollarësh.

Heather do të ekstradohet në Illinois për t’u përballur me të paktën një akuzë për rrëmbimin e fëmijëve nga Zyra e Prokurorit të Shtetit të Kanesë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel