Rrënojat e frikshme të superanijes së mallkuar Titanik janë shfaqur si kurrë më parë në një skanim të detajuar 3D të fundit të detit.

Shkencëtarët thonë se shpresojnë që imazhet e rezolucionit të lartë të anijes ndoshta më të famshme në botë, të mund të hedhin më shumë dritë mbi katastrofën, sidomos pas teorive të reja qe hedhin dyshime mbi aksidentin apo te tjera qe thonë se fundosja mund të ketë qenë e qëllimshme.

Trageti trans-Atlantik u fundos pas goditjes së një ajsbergu në lundrimin e saj të parë nga Southampton në Britani drejt New York më 14 prill 1912, duke marrë jetën e më shumë se 1,500 pasagjerëve e ekuipazhi.

Historia e anijes RMS Titanic mban ende pezull botën prej më shumë se një shekulli dhe studiuesit shpresojnë që detajimi i rrënojës të hedhë më shumë dritë mbi natën e fatkeqësisë.

Pamje të mëparshme të rrënojës janë bërë vetëm nga distanca të largëta e në errësirë me mjete zhytëse, duke mos pasur mundësi për detaje.

Por skanimet e reja të teknologjisë kanë sjellë rreth 700,000 foto duke sjellë thuajse të gjithë rrënojën, sikur uji të ishte larguar prej saj.

Imazhet 3D tregojnë ende shishe shampanje të pahapura dhe këpucë në fund të detit, stalaktita që varen nga trarët e anijes ku më parë ishin shkallaret e saj.

Pamjet u detajuan nga punonjësit e imazherisë Magellan Ltd e Atlantic Productions.

Ata përdorën nëndetëse dronë për të skanuar të gjitha hapësirat e rrënojes duke përfshirë dhe copat e thyera rreth saj.

Studiuesi i vjetër i Titanikut Parks Stephenson tha për rrjetin BBC News se ishte “i magjepsur nga skanimet”.

“Na lejon të shikojmë rrënojën siç nuk është parë kurrë nga një nëndetëse, rrënojën e plotë, në kontekst e këndvështrime të ndryshme”.

Rrënja e kalbur e anijes 250 m të gjatë është zbuluar në vitin 1985 por prej thellësisë dhe rrymave të forta edhe kamerat më të mira ofronin vetëm pamje të zbehta të mbetjeve kolosale.

111 vjet pas katastrofës detare edhe shumë të paditura mbeten mbi zhvillimet, prandaj historiani Parks Stephenson beson se rindërtimi i pamjeve do të sjellë të paktën disa përgjigje.

“Ka ende shumë pyetje, pyetje thelbësore që kërkojnë përgjigje për anijen,” tha ai për BBC News.

“Ne nuk e kemi idenë çfarë lloj përplasjeje ishte ajo me ajsbergun. Nuk e dimë nëse është ajo përplasje që kemi parë në filma dhe nëse ndaloi te ajsbergu”.

FOTO GALERI
9/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA