Lufta vijon ende, ushtria ukrainase përparon sërish në territoret e Bakhmut

17/05/2023 18:47

Ushtria ukrainase raportoi se ka bërë përparime të reja në luftime të rënda pranë qytetit lindor të Bakhmut.

Njësitë janë shtyrë përpara deri në gjysmë kilometri, tha zëdhënësi ushtarak Serhiy Cherevatyi për televizionin ukrainas.

“Ne po kryejmë me sukses një operacion mbrojtës, kundërsulm dhe gjatë kësaj dite njësitë tona kanë depërtuar deri në 500 metra në disa pjesë të frontit të Bakhmutit. Armiku po kërkon të marrë nën kontroll qytetin sipas dëshirës, ​​duke goditur me të gjitha sistemet dhe kalibrat”, tha ai.

“Ata po zhvendosin njësi të reja në Bakhmut, kryesisht parashutistët, në një përpjekje për të arritur një lloj suksesi të ndërmjetëm”, shtoi më tej zëdhënësi ushtarak.

Top Channel