Ish-gjyqtarja e Hagës fitoi Çmimin Nobel për Paqen, administrata Trump lajmëron sanksione të reja ndaj Gjykatës Penale 09/10 17:42
Forcat ukrainase kanë marrë mbrapsht rreth 20 km katrorë territor rreth Bakhmut ditëve të fundit, pas shumë kohësh përpjekje.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar, deklaroi se këto territore u morën megjithëse trupat ruse janë ende duke përparuar pak në qytetin lindor dhe luftimet e ashpra kanë vazhduar.
“Në situatën aktuale, trupat tona po bëjnë më të mirën dhe akoma më shumë. Fakti që mbrojtja e Bakhmutit zgjat kaq shumë muaj dhe ka përparime në fusha të caktuara është forca e luftëtarëve tanë dhe niveli i lartë i profesionalizmit të komandës së mbrojtjes”, shkroi ajo në Telegram.
Top Channel