Pronarja më e re e një bari në Angli s’ka mbushur ende moshën për të pirë alkool (fotot)

15/05/2023 18:07

Një adoleshente që besohet se është menaxherja më e re e një bari tradicional në Angli, vetëm një muaj më parë mbushi moshën për një gotë birrë me krikëll.

18 vjeçarja Rheanna Geraghty menaxhon me licencën e saj barin në Cambridgeshire të quajtur Waggon and Horses (Kuaj e karroca) ku më parë kishte punuar si anëtare e stafit.

Pasi ka punuar që prej moshës 16 vjeçare, ajo tashmë drejton vendin pasi pronari ka blerë një tjetër stabiliment dhe duhet t’i kushtojë kohën e tij vendit të ri, duke lënë Rheanna të drejtojë.

Por e reja është tashmë e preferuar e klientëve të përhershëm të barit të ndërtuar ne shekullin e 17të teksa punon e drejton si dhe studion në një shkollë profesionale.

Rheanna pranon se ishte e tronditur kur pronari i dha frerët e punës, edhe pse ajo donte dhe shtatë muaj të mbushte 18-vjeç.

“Shefi më tha se duket sikur jam në shtëpi në këtë bar prandaj ai mori një vend tjetër dhe tani nuk ka kohë të vijë shpesh”.

“Kështu që më la të drejtoj edhe pse më duket e çuditshme nganjëherë, pasi sapo mbusha moshën për të pirë vetë birrë.”

“Por tani mund të pi ndonjë gotë verë, ose një birrë të zezë irlandeze Guinness.”

Rheanna nisi punën në bar që pasi kreu provimet e pjekurisë ndërsa tani studion në kursin profesional të estetistes.

Pronari i barit Chris Collier nuk kishte gjetur ende personin e duhur për të drejtuar vendin pasi u angazhua me një tjetër bar në Surrey.

Por ai ishte i impresionuar me punën  e Rheanna dhe prej marsit e la atë të drejtonte gjithçka.

Vajza thotë: “Më pëlqen shumë kur bari është plot me njerëz të kënaqur,  klientët më respektojnë e më mbështesin. Më vonë kam dëshirë të punoj si terapiste bukurie dhe ndoshta të punoj në bar pasditeve.”

Pronari tha: “Rheanna duket se është menaxherja më e re e zonës dhe në të gjithë vendin në moshën 18 vjeçare”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA