Loreen, këngëtarja e njohur që siguroi fitoren e Suedisë në edicionin e 2012 të festivalit Eurovision me këngën “Euphoria”, është bërë gruaja e parë në histori që e fiton dy herë këtë event.
Por mes festimeve të shumta shikues të ndryshëm vrisnin mendjen nëse rezultati i finales së të shtunës ishte “i manipuluar”.
Kënga e Loreen “Tattoo” doli e para me 583 pikë të mbledhura nga juria e publiku, ndërsa ajo e Finlandës u rendit ngushtë e dyta me “Cha Cha Cha” nga Käärija – me 526 pikë.
Juritë kombëtare vendosën në favor të Loreen, por kjo ka shkaktuar kritika të gjera ne lidhje me sistemin e votimit nga spektatorët.
Por një reagim akoma më të gjerë mori teoria e konspiracionit që lidhte fitoren me grupin e njohur suedez ABBA kur ata ishin konkurrentë të festivalit dhe e fituan në vitin 1974 me këngën e famshme “Waterloo”.
Fitorja e djeshme e Loreen do të thotë që festivali vitit 2024 do të mbahet në Suedi dhe kjo ndodh në përvjetorin e 50-të të fitores së tyre.
Prandaj shumë vezhgues dyshonin se suksesi në Liverpool ishte më shumë sesa thjesht një koinçidencë.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, kënga fituese “Tattoo” tingëllonte shumë e ngjashme me hitin e njohur të grupit ABBA, “The Winner Takes It All” (Fituesi merr gjithçka).
Mbrëmë para njoftimit të rezultateve, ish-anëtari i grupit ABBA, Björn Ulvaeus u shfaq në një video mesazh ku duke folur për eksperiencën e tij në festival, tha:
“Kush e di se ku mund t’ju çojë ky rrugëtim…”
Top Channel