Keanu Reeves ngroh zemrat e publikut duke u ulur me të pastrehun në rrugë, skeptikët akuzojnë për ‘hile publicistike’ (fotot)

13/05/2023 21:46

Aktori i njohur amerikan Keanu Reeves ka shpenzuar disa orë ulur e duke biseduar me një të pastrehë në SHBA, që donte të shkëmbente dy fjalë me dikë.

Të gjithë thonë se Reeves është një nga “djemtë e mirë” të Hollywood pasi sinqerisht ngjan me dikë që është me këmbë në tokë dhe fansat shpesh kujtojnë momente të tjera kur ai e ka treguar.

Pasi u bë i famshëm me filma si Speed e Bill para se emri i tij të merrte dimensione më të mëdha me trilogjinë e vitit 1997 ‘The Matrix’, aktori ishte parë ulur e duke biseduar me një burrë të pastrehë në Los Angeles.

Kjo nuk është diçka që e bëjnë shumë njerëz të famshëm, por fotot e tij i ulur e duke biseduar me të pastrehun kanë mbetur në kujtesë.

Reeves shihet që pasi ulet ha e pi diçka me burrin e pastrehe, por megjithë sjelljen e vlerësueshme, vitet e fundit me rritjen e botës së mediave sociale ai akuzohet se përdor skena të tilla për të influencuar simpatine dhe per te rritur profilin e tij publik.

Aktori ka krijuar gjithashtu një fondacion që ndihmon spitalet në SHBA dhe kërkimet kundër sëmundjeve si kanceri, por mbështetja e gjerë nga stabilimenti mediatik për sjellje që nuk janë promovuar më parë, ka ngritur dyshime te një pjesë e fansave.

Megjithse aktori është parë shpesh që mban me biseda këdo që takon, kritikët thonë se kultura e Hollywood nuk njihet për dashamirësi ndaj më të paprivilegjuarve.

Gjithsesi Reeves konsiderohet si një ‘legjendë e vërtetë’ për qasjen e përulur me njerëzit, që nuk është parë më herët me figura publike, sipas mediave kryesore te ‘showbiz’.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA