Aktorja thotë se bëri ‘vite terapi’ pas traumës në rolin e filmit Piratët e Karaibeve me Depp (fotot)

12/05/2023 16:41

Aktorja amerikane Keira Knightley ka pranuar së fundmi se ka kryer disa vjet terapi psikologjike pasi luajti në filmin Piratët e Karaibeve.

Aktorja ishte vetëm 17-vjeçe kur mori rolin e Elizabeth Swann në serinë e parë të filmit të titulluar “Mallkimi i Perlës së Zezë”.

Megjithse ajo mori nivele të mëdha fame që i sollën role të tjera në karrierë, tashmë 38 vjecarja Kiera Knightly pranon se ka pasur pasoja traumatike.

Duke folur për famën të cilën duhet të përballonte që në adoleshencë, Keira tha për revistën Variety në një intervistë: “Ishte plotësisht e tmerrshme. Unë nuk jam një tip ekstrovert, kështu që ai nivel zbulimi e fame më goditën rëndë”.

“Isha në një moshë kur je e bukur, dhe ke nevojë të bësh gabime për të mësuar. Është një moshë shumë delikate, sidomos për femrat, pasi në shumë aspekte je ende fëmijë. Ishte traumatike por përcaktoi karrierën time”.

Duke menduar tashmë për vajzën e saj, Keira thotë se tashmë shpreson shumë që ajo të mos merret me aktrim”.

“Shpresoj që ajo të bëhet avokate mjedisore apo diçka e tillë, ose diçka në lidhje me spektaklin, por unë si prind do ta mbështes çfarëdo interesi që të ketë”, thotë gruaja.

Ajo që duket se dëmtonte Keira asokohe ishte fakti që tregohej e ashpër me veten në fillim të karrierës.

Në një tjetër intervistë më të fundit ajo shtonte: “Gjithmonë doja të përmirësohesha, isha shumë ambicioze, shumë e motivuar. Përpiqesha të përmirësohesha por kjo kthehet në një stil ezaurues jetese, nisin të të mbarojnë energjitë.

“Isha në moshën 22-vjeçare dhe megjithëse fama është e jashtëzakonshme, kostot janë të larta”, thotë Keira, ndërsa për filmin “Piratët e Karaibeve” ajo shton se nuk do të dëshironte të kthehej më kurrë.

“Jam me fat që e kalova, aty u bëra e famshme por çmimi ishte i lartë”, thotë ajo pa hyrë në më shumë detaje. “Tani nuk më role aq intensive sa atëherë teksa ende jam duke reflektuar dhe u shëruar nga pasojat. Nuk e kuptova gjatë kohës së rolit, vetëm e dija që ishte e sikletshme, por u deshën disa vite terapi që të kuptoja atë që kisha kaluar”.

Knightley u zgjodh nga regjizori Gore Verbinski e producenti Jerry Bruckheimer per rolin e Elizabeth Sëann përkrah Jack Sparrow i luajtur nga Johnny Depp në filmin e vitit 2003

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA