Mediat paralajmërojnë britanikët të mos shkojnë në rezortin ‘e rrezikshëm’ ku një litër birrë kushton $1 (fotot)

11/05/2023 21:54

Britanikët udhëtojnë shpesh për pushimet e tyre dhe duket se zgjedhin destinacionet bazuar në dy kritere: çmimet e pijeve dhe aftësitë vendase për të komunikuar në anglisht.

Por së fundmi mediat po ua vështirësojnë gjërat duke publikuar vetëm lajme negative për destinacione të ndryshme turistike ose duke dhënë paralajmërime për cështje si ‘mungesë sigurie’ dhe trazira në vendndodhjet e tyre të preferuara.

Madje sipas disa rrjeteve, qeveria e Londrës po paralajmëron sivjet pushuesit që të “mos bien në kurthin” e çmimeve të lira të birrës siç është rasti i rezorteve në Tijuana të Meksikës, që njihet si kryeqyteti festave verore në Amerikën Qendrore.

E vendosur në bregdetin e gjirit Baja California, qyteti frekuentohet shumë nga studentë amerikanë dhe tani po bëhet gjithnjë e më i preferuar nga britanikët.

Çmimi i lirë i birrës mund të jetë një nxitje  e leverdishme por duhet bërë kujdes me prenotimet e fluturimeve, shkruan rrjetiUn ilad.

Tijuana njihet gjithashtu për zonën e saj me drita të kuqe dhe politikat e lira të shpërndarjes së substancave të kontrolluara, prandaj në faqen e ministrisë së jashtme britanike këshillohet “të mos udhëtohet drejt qytetit, përveçse kur është absolutisht e nevojshme”.

Ministria britanike shkruan: “Këshillojmë të evitohet udhëtimi drejt Tijuana në Baja California (përveç tranzitit në aeroportin e Tijuana)”.

“Tijuana është një qytet i dhunshëm ku mund të bëheni objektiv sulmi ose përplasjesh mes bandave rivale”.

“Ka shumë grupe krimi që luftojnë për kontroll të tregtisë së drogave e trafikut”.

Por tendencat e publikut vendas kanë shkuar shpesh kundër rekomandimeve qeveritare ose të paktën i kanë neglizhuar ato, duke besuar në shmangien e numrit të madh të turistëve gjatë sezonit.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA