Interneti vijon të pyesë: Kë kërkonte ‘masakruesi me kosë’ i shfaqur në sfondin kurorëzimit të Charles në katedrale? (video)

11/05/2023 21:33

Ceremonia e kurorëzimit të mbretit të ri anglez Charles kaloi në një atmosferë festive apo solemne, edhe pse disa detaje të mistershme nuk e kanë bindur publikun botëror për kuptimin e tyre.

Një figurë e frikshme me pelerinë të zezë, e ngjashme me personazhin e frikshëm të vrasësit të njohur në kulturën anglofone si  ‘the grim reaper’ vijon të çudisë publikun për arsyet e prezencës së saj në ceremoni.

Pas hyrjes së një skuadre ushtarakësh në katedrale, në sfondin e portës së ndriçuar shfaqet çuditërisht një person me pelerinë të zezë me një shkop të gjatë, të ngjashëm me kosën e personazhit gjakderdhës.

Teksa personi kalon vetëm një herë në harkun e praruar të katedrales gjatë ceremonisë, askush nuk dha një shpjegim për pyetjet e të interesuarve në rrjetet sociale.


“A e vutë re vrasësin Grim Reaper në katedralen Westminster Abbey?” shkruante një person Twitter, në komentin që kishte marrë 2 milionë shikime.

“Unë e pashë! Nuk e di çfarë ishte apo kë kërkonte?” përgjigjej një tjetër.

“A e patë se dhe vrasësi ‘Grim Reaper’ bëri paraqitjen e tij në ceremoninë e kurorëzimit?” komentonte një tjetër, teksa përdoruesit sugjeronin me ironi se me siguri duhet të ishte një i afërm i mbretit, ose gruaja e Harry, Meghan Markle, e maskuar.

Por kjo e fundit kishte “alibinë e saj” pasi supozohet se nuk kishte ardhur në ceremoni dhe kishte qëndruar në Kaliforni.

Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe kanë marrë miliona shikime dhe komente për faktin se cili mund të jetë kuptimi i tyre, shumica e të cilave nuk kishin asgjë pozitive.

Sugjerues të tjerë thonin se mund të jetë fantazma e mbretëreshës së vdekur apo dhe ajo e princeshës Diana që kanë ‘hesape të hapura’ me fronin mbretëror.

FOTO GALERI
3/4
Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe kanë marrë miliona shikime

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA