Emilio Estevez tregon arsyen tragjike përse i ati Martin Sheen e la të mbante emrin hispanik (fotot)

11/05/2023 17:30

Emilio Estevez ka folur së fundmi për fjalët që babai i tij aktori i njohur Martin Sheen, i tha kur ai kërkon të ndryshonte emrin karakteristik hispanik ne ate te skenes.

Sheen i lindur me emrin Ramón Estévez, prej paragjykimeve në industrinë e filmit ndryshoi emrin në Martin Sheen në vitin 1958, me qëllim të merrte më shumë role në film.

Kur i biri nisi auditimet për aktor, Estevez tha se dhe ai përdorte emrin Sheen duke menduar se do ta ndihmonte për të ecur përpara në Hollywood.

Por asokohe babai i tha: “Mos bëj të njëjtin gabim që bëra unë.”

I vjetri Estevez tha se në vitin 1967, gjyshi i tij Francisco (i cili ka lindur në Spanjë) shkoi të shihte Sheen duke performuar në teatrin e Broadway por kur pa emrin e ri të të birit, tregon se Sheen pa babanë që “tundte kokën nga zhgënjimi”.

“Ai nuk arriti ta tejkalonte këtë,” thotë Estevez. “Kështu që kur erdhi koha që unë të bëja këto lëvizje e auditime ai më tha, ‘Sikur unë do ta bëja përsëri nga e para, nuk do ta kisha ndryshuar kurrë emrin”.

Sheen ka rikthyer në ekran emrin e tij fillestar Ramón Estévez si producent në filmin e vitit 2011 ‘The Way’, i cili do të rikthehet në ekranet e kinemave në SHBA.

Sheen ka folur dhe më parë për ndryshimin e emrit në një intervistë të vitit të kaluar.

“Nganjëherë duhet të bësh reflektimin e duhur ose të kesh kurajo për të mbrojtur atë që beson, pasi ndryshe e paguan më vonë”, shpjegonte ai.

“E vetmja influencë që kam pasur te Emilio ishte ta bëja të mbante emrin e tij,” thotë protagonisti serilait të njohur politik ‘West Wing’.

“Kur ai nisi aktrimin përfaqësuesit e këshillonin të ndryshonte emrin në Sheen por ai nuk pranoi dhe falë Zotit nuk e bëri.”

Ndërsa djali i dytë i Martin, Charlie, i njohur për rolin në serialin Two and a Half Men, mban emrin e skenës Sheen është pse emri i tij i vërtetë është Carlos Estévez.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA