Tom Cruise dhe Shakira bashkë? Artistët fotografohen me njëri-tjetrin në garën e Formula 1 në Miami

09/05/2023 10:04

Tom Cruise dhe Shakira e kanë shikuar bashkë nga afër garën e Formula 1 në Miami.

Pas zhvendosjes në Miami, këngëtarja i befasoi fansat e saj me paraqitje publike, e fundit prej të cilave ishte në garën automobilistike.

Artistja kishte shkuar në këtë eveniment me djalin e saj Milanin, i cili i emocionuar e ka ndjekur garën.

Shakira është fotografuar me aktorin hollivudian dhe pas disa fotografive të përbashkëta, ata janë parë duke biseduar edhe në ambientet e galerisë.

Cruise anashkaloi kurorëzimin e mbretit Charles për të marrë pjesë në garë dhe ishte prania e tij përkrah Shakiras që tërhoqi vëmendje të veçantë.

Duke marrë parasysh që këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes për ndarjen me Gerard Pique, dalja me aktorin u bë shpejt kryelajm në faqet e shoëbizit duke nxitur spekulime për një lidhje të mundshme.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel