Fansat nuk mund të besojnë pamjen e anëtarit të grupit ‘Take That’ pas jetës në rehabilitim dhe 10 historive romantike (fotot)

09/05/2023 17:59

Anëtari i grupit dikur të dashur britanik ‘Take That’, Mark Owen ka qenë dikur nga meshkujt më të kërkuar të viteve 1990-të, por jeta e tij ka ndryshuar në mënyrë drastike pas disa kthesave të errëta që mori, shkruan rrjeti vendas The Mirror.

Owen ishte pjesë e celebrimeve të celebrimeve të kurorëzimit të mbretit të dielën bashkë me disa anëtarë të ish-grupit Take That.

Grupi i famshëm në fillim të viteve 90-të shokoi publikun kur njoftuan papritur ndarjen e tyre në 1996 dhe prej atëherë anëtarët nuk kanë pasur më rrugë të përbashkët.

Por jeta e Mark Owen duket se pësoi kthesën më të keqe me ndarjen e grupit, teksa djali nga Manchester nuk e përballoi siç duhet largimin e shokëve të grupit Gary Barlow, Jason Orange, Howard Donald, e Robbie Williams.

Ai tentoi të nisë një karrierë muzikore solo për të provuar se ishte më shumë se një “fytyrë e bukur” por albumi i pare arriti vetëm në vendin e 33.

Mark (ne qender) ka qenë dikur nga meshkujt më të kërkuar të viteve 1990-të

Me këtë zhgënjim duket se nisën dhe problemet, kur nisi alkoolin, siç thotë në një intervistë.

Në vitin 2002, ai mori pjesë në programin Big Brother VIP në Britani dhe u rendit i dyti, madje aty u ftua të performonte me ish-shokun e grupit Robbie në një koncert në Knebworth, shkruan The Mirror.

Gjërat nisën të shkonin mirë për Mark kur nisi të shoqërohej me aktoren Emma Ferguson, dhe në vitin 2005, ai dhe disa anëtarë të grupit realizuan dokumentarin e suksesshëm “Take That: For The Record”.

Mark dhe Emma lindën dy fëmijë pas dy vitesh bashkë – djalin e quajtur Elwood dhe bijën Willow, të lindur në 2008.

Çifti u martuan në një ceremoni luksoze në 2009 në Skoci, por në 2010 Mark dha një intervistë ku pranoi se kishte tradhtuar shumë herë gruan e tij.

Pas deklaratave Emma e nxorri nga shtëpia dhe hoqi unazën nga gishti kurse Mark përfundoi në rehabilitim për abuzimin me alkoolin.

Ai tha asokohe për të përditshmen The Sun: “Kam pasur probleme me alkoolin 10 vitet e fundit. Por nuk e kuptoja problemin, vijoja të pija edhe gjatë marrëdhënies me Emma dhe arriti deri aty sa ajo më kërkoi të hiqja dorë.

Por megjithë problemet e tyre Mark e Emma rilidhën marrëdhënien e tyre dhe një fëmijë i tretë, bija Fox, lindi në 2012.

Tashmë familja kanë hequr dorë nga jeta në Londër dhe kanë nisur një jetë të re në Kaliforni, ku Mark është i ftuar i rregullt në programin Robbie’s pad.

Ai ka bërë gjithashtu një turne me anëtarët e vjetër të ‘Take That’ dhe ka prodhuar më shumë muzikë solo, siç ishte albumi tij i pestë, ‘Land OF Dreams’.

Pas albumit të fundit erdhi dhe debutimi i look-ut të ri të kontestuar të këngëtarit që habiti fansat me mustaqet.

Prezantuesja e BBC Breakfast, Sally Nugent u duk e shtangur kur ai erdhi në studio për të promovuar albumin e tij.

“Dukesh ndryshe; sa kohë ke me këtë mustaqen?” e pyeti ajo.

Ai u përgjigj se kishte disa vite që e mbante: “Nisi si një mjekër fillimisht por gjatë performancave bëhej me djersë kështu që mbeti vetëm mustaqe, dhe ashtu është”.

Ai shtonte se dhe fëmijët e tij nuk e pëlqejnë transformimin dhe i janë lutur ta heqë.

“Fëmijët e mi më kërcënojnë se do të ma presin,” thotë ai, duke shtuar se tashmë është i detyruar ta mbajë pasi duhet të përshtatet me kopertinën e albumit të ri.

Mark performoi me shokët e grupit ‘Take That’, Gary Barlow e Howard Donald në koncertin e mbretit anglez, së bashku me emra të tjerë si Lionel Richie e Katy Perry.

FOTO GALERI
4/4
Mark (ne qender) ka qenë dikur nga meshkujt më të kërkuar të viteve 1990-të

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA