Doktoresha ‘psikike’ e kafshëve shtëpiake thotë se qentë e ngordhur i flasin nga bota e përtejme (fotot)

09/05/2023 17:07

Danielle Mackinnon pretendon se gjithnjë ka qenë e aftë të flasë me kafshët e ngordhura, por askush nuk e besonte. Por kur ajo u njoh me një psikolog kafshësh për qenin e saj, ajo u bind të ndiqte talentin e saj.

Gruaja pretendon se mund të flasë me shpirtrat e kafshëve të vdekura dhe tashmë ka lënë punën në një korporatë të madhe për të ndjekur pasionin e saj si ndërmjetëse mes pronarëve dhe kafshëve të tyre që kanë shkuar në botën tjetër.

Gjithçka nisi kur qeni i saj labrador, Bella u sëmur dhe ajo foli me një psikolog kafshësh teksa prej atehere vendosi të ndiqte aftësitë e saj.

51-vjeçarja thotë se doktori u tregoi asaj dhe bashkëshortit Kevin se qeni i tyre ishte sëmurur nga diçka e papërshtatshme që kishte ngrënë, si për shembull kallinj misri.

Ajo thotë se në këtë moment “jeta e saj ndryshoi” dhe kjo e nxiti të ndiqte pasionin e saj si komunikuese me kafshët, duke lënë punën e saj në fushën e ‘marketing’.

Tashmë me rolin e saj të ri, Danielle ndihmon pronarët për t’u kuptuar me kafshët e tyre në jetë, si dhe për të pasur një sens “mbylljeje” kur ato ndahen nga jeta.

Danielle, nga Maine, në SHBA, thotë: “Ishin kafshët që më thanë të lija punën time, sepse unë vetë isha e tmerruar, kisha frikë”.

“Por e lashë punën dhe tani merrem në kohë të plotë me këtë, janë shumë njerëz që më kërkojnë të rilidhen me kafshët e tyre pasi ato ndërrojnë jetë”.

“Mesazhet që kafshët preferojnë t’i dërgojnë të zotëve janë si për shembull– ‘të pashë dje që po punoje me bluzën blu’.

“Ata flasin për jetën e njerëzve për t’i treguar atyre që janë ende rrotull, dhe kjo sjell lehtësim për pronarët pas humbjeve të kafshës shtëpiake”, thotë gruaja.

Ajo thotë se kur u takua me një psikolog kafshësh në vitin 2000, Danielle nisi të merrte leksione nga ai në mënyrë që të bënte dhe ajo leximet e veta”.

Danielle thotë se shpesh të zotët e pyesin nëse kafsha e tyre i ka dashur.

Gruaja thotë: “Ata i duan të gjithë, por duket se qentë duan më shumë dikë sesa një tjetër. Shikimi që të japin, zakonisht shikimi i tyre i drejtpërdrejtë është një shfaqje dashurie.

“Kjo nuk bazohet në faktin sesa përdhelje ju i jepni atyre, apo sa ushqim i jepni. Bazohet në lidhjen intuitave me ju sepse ata e ndjejnë dashurinë që ju keni në zemër për ta. Ata i duan të gjithë, kanë arritur të përfeksionojnë dashurinë pa kushte”.

Danielle shton më tej për emocionet e tyre: “Ata gjithë kohës sinkronizohen me emocionet tona, kafshët janë shumë psikike”.

“Kur ne duam t’i fshehim qenit që nuk jemi në humor ata e kuptojmë, ata kërkojnë të jemi transparentë me ta.”

FOTO GALERI
2/5
Gjithçka nisi kur qeni i saj labrador, Bella u sëmur dhe ajo foli me një psikolog kafshësh teksa prej atehere vendosi të ndiqte aftësitë e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA